AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Nuk ka më dyshime! Juli dhe Genti lënë pas mëritë e vjetra dhe rikthejnë grupin SHBLSH (FOTOT)

Lajmi se grupi i humorit SHBLSH do të rikthehet në skenë është i vërtetë. Diçka të tillë e ka konfirmuar Turjan Hysko në “Instagram”, por edhe vetë anëtarët e grupit, Ermal Mamaqi, Gentjan Zenelaj dhe Julian Dedaj.

Turi ka shprehur në “Instagram” gëzimin e tij për këtë rikthim të bujshëm në skënën e “Klanifornia” në natën e ndërrimit të viteve.

“Sa i lumtur jam për këtë moment! Sërish bashkë vetëm në Klanifornia!”, ka shkruar Turi. Ndërsa Jul Deda ka postuar foto nga provat dhe mbi to shkruan: “SHBLSH rikthehen”.

Mesa duket, Juli dhe Genti kanë lënë pas mëritë e vjetra dhe kanë vendosur të rikthehen në skenë në rolet aq të dashura për publikun.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *