Facebook-u, dhe dy platformat e mediave sociale në pronësi të tij aktualisht janë jashtë funksionit.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, si duket e kanë të pamundur që të marrin apo dërgojnë mesazhe. Instagrami është tërësisht jashtë funksionit. Probleme raportohen në Itali, Indi dhe në vendin tonë. Besohet se shkaktarë është bërë rënia e serverave të kompanive.
Sipas faqes së internetit DownDetector, më shumë se 38,000 njerëz kanë raportuar probleme me WhatsApp. Sa për Instagram dhe Facebook, mbi 30,000 dhe 1,600 raporte janë regjistruar deri më tani, përkatësisht.
Deri tani, kompania nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi ndërprerjen. Sipas të dhënave të treguara në DownDetector, 67 përqind e njerëzve nuk janë në gjendje të rifreskojnë lajmet e tyre në Instagram ndërsa 19% nuk janë në gjendje të identifikohen në llogaritë e tyre. Pjesa tjetër prej 13% janë ankuar se Instagram.com nuk reagon.
Shumica e përdoruesve të WhatsApp nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe. Sa i përket përdoruesve të Facebook, ata janë ankuar për një ndërprerje totale në faqen e internetit, si dhe në aplikacionin celular.
(R.G/Faxweb.al)