Ndërkohë që procesi i numërimit të kutive ka përfunduar në disa prej bashkive të vogla të vendit, ajo çfarë vihet re është një numër i madh i votave të shpallura si të pavlefshme.
Trend i votave të pavlefshme duket se po vjen në rritje në shumë qarqe të vendit.
Deri më tani janë numëruar 2211 qendra votimi nga 5199 që janë në total.
Nga kutitë e numëruara deri më tani në rang kombëtar, numri i votave të pavlefshme është edhe më i lartë se ai i vitiT 2017.