Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Nuk isha aty në frymën tënde të fundit”, Gena i pikëlluar për humbjen e nënës

Këngëtari i famshëm shqiptar ka humbur njeriun e pazëvendësueshëm për të: nënën e tij.

Gena  e ka shprehur hapur dhimbjen që ndjen për largimin e saj nga jeta.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gena shprehet se askush nuk do ta mbushë boshllëkun që ajo ka lënë.

“U prehsh në paqe nëna ime! Do doja të të mbaja dorën në frymën  tënde të  fundit, por nuk isha aty. Do mbetesh gjithmonë nëna ime e shtrenjtë, mbretëresha ime. Një ditë të gjithë do të jemi së bashku… Zoti është me ty aty… Amen! Asgjë s’do ma mbushë mungesën tënde. Do më mungosh gjithmonë e shtrenjta ime!”- shkruan i pikëlluar këngëtari.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *