Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk i respektoi të drejtat e autorit kur e mori këtë vendim” Veseli bëhet nostalgjik teksa akuzon Kurtin

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka reaguar në Facebook në lidhje me heqjen e heqjes me kushte të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Ai akuzon Kurtin se i ka vjedhur idenë dhe kujton kohën kur ka qenë në krye të Kuvendit dhe e ka propozuar këtë lloj takse por Kurti e ka refuzuar sipas tij.

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

“Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët”, shton ai.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”
Në deklaratën e Kurtit thuhet se qeveria vendosi heqjen e taksës për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja prej datës 15 mars. Ndërsa me 1 prill do të hiqet taksa tërësisht në një periudhë 90 ditore. Nëse Serbia vazhdon politikën e saj ndaj Kosovës, atëherë Kurti ka thënë se do vendosë reciprocitetin prej datës 15 qershor.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close