Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nuk i ndali gafat gjatë fushatës elektorale, Evis Kushi mirëpret të ‘preferuarën’ e Ramës që u caktua si zëvendësministre Arsimi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mirëpritur Zëvendësministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi Ministeja Kushi ka falënderuar Znj. Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses Zëvendësministres së re, Znj. Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

“Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku” – nënvizon Ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

Kujtojmë se Muzhaqi ishte pjesë e kandidatëve të propozuar nga kryeministri Rama si ofertë politike për kryeqytetasit në zgjedhjet e 25 Prillit. Muzhaqi e renditur e 31-ta në listë nuk mundi dot të zgjidhet në parlament, por mundi të bëhet e njohur për gafat e shumta gjatë fushatës elektorale.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.