FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

‘Nuk i menaxhoja dot ndjenjat’, Anaidi tregon ç’raport ka ruajtur me Oriolën pas ndarjes

Këtë të hënë, i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo ishte fituesi i ‘Big Brother 6’, Anaid Kaloti. Në studio është trajtuar tema ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’, dhe ai ka treguar për eksperiencat e veta.

Anaidi ka treguar se i ka ndodhur që pas një ndarjeje, ta kthejë dashurinë në miqësi duke vazhduar komunikimin me ishin. Por ai e ka provuar dhe anën tjetër të medaljes, atë kur mbyllet çdo lloj komunikimi. Kështu i ka ndodhur me modelen Oriola Marashi! Vite më parë historia e tyre e dashurisë është përfolur shumë në media.

E pyetur nga Bieta në lidhje me modelen, Anaidi është përgjigjur: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.” Më pas nga këmbënguljet e moderatores, fituesi i Big Brother ka treguar se ndjenjat nuk menaxhoheshin dot nga ana e tij.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *