Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallër rihter goditi mëngjesin e sotëm zonën e Chanias në Kretë të Greqisë.
Autoritetet raportojnë se tërmeti kishte epiqendër një zonë detare 92 kilometra në perëndim të Paleochora-s duke mos shkaktuar dëme në banesa apo në njerëz, për shkak të largësisë nga vatra e tij.
Greqia është goditur shpesh gjatë muajve të fundit nga tërmetet duke ngjallur dyshime të ekspertët për rizgjimin një thyerje tektonike mes Turqisë dhe Greqisë.