Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ishte në Divjakë ku preku nga afër punën e përditshme të një fermeri me emrin Lulzim Noreci në fshatin Mizë, duke iu bashkuar të traktorin e tij teksa punonte tokën. Basha i shpalosi fermerit planin e PD-së për bujqësinë dhe shkëmbeu një sërë batutash me të.
Pjesë nga biseda:
Fermeri: Unë kam 7 hektarë. Të paktën 4 hektarë unë i mbjell 3 herë në vit, duke llogaritur me Dap me nitrate , unë po të marr ekonomist jam i falimentuar.
Nuk funksionon Luli, nuk ka lidhje tregu, baza jetike është karburanti, ari i zi.
Lulzim Basha: Karburanti, dap-i, pesticidet…
Fermeri: Unë nga e keqja duke qenë i apasionuar nga bujqësia ndërtova një mini-serë. Populli është i zhgënjyer. Çfarë do të shohë unë në fund të tunelit. Ai s’ka program, le të manxjerrë programin. Unë jam një njeri i thjeshtë dhe një fermerë i thjeshtë, le të vi Edi rama dhe të bëjmë një debat jo për mend, por Çfarë më ka dhënë ai mua
Basha: Të të them diçka, nuk bën debat ai me Lulzimat.
Fermeri: Nuk bën se Lulzimat, lulëzojnë.