Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk flet dhe nuk jep asnjë shpjegim”, Policia Cërrikut gjen në rrugë një qytetar

Një shtetas është gjendur i vetëm në rrugë mbrëmjen e sotme në Cërrik. Personi në fjalë sipas policisë nuk fliste dhe nuk jepte asnjë shpjegim.

Policia bën të ditur se Shtetasi mban të veshur një xhup të zi të gjatë deri poshtë gjurit, një palë pantallona material kadife, në ngjyrë jeshile, një palë opinga të zeza, një kapele jeshile të errët dhe mban në dorë një shkop.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.11.2017 në sallën operative Cërrik ka ardhur një telefonatë nga një qytetare për një shtetas që ndodhej i vetëm në rrugë pranë një Karburanti në Lagjen “nr.3” Cërrik. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë pranë Karburantit që ndodhet në Lagjen “Nr.3” Cërrik dhe në afërsi të Kryqëzimit të Belshit konstatuan një shtetas i cili nuk fliste dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Shtetasi ndodhet pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Cërrik. Shtetasi mban të veshur një xhup të zi të gjatë deri poshtë gjurit, një palë pantallona material kadife, në ngjyrë jeshile, një palë opinga të zeza, një kapele jeshile të errët dhe mban në dorë një shkop. Cilido që ka informacion dhe e njeh këtë qytetar, të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 ose në numrin e sallës operative 0694110219.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *