Kryetari dhe kandidati për deputet i Partisë ‘Nisma Thurje’, i renditur i dyti në qarkun e Durrësit arriti të siguronte vetëm 127 vota duke mos mundur të marrë mandatin e deputetit për t’u ulur në karrigen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Gjithsesi edhe pse nuk arriti të fitojë në politikë, Endri Shabani duket se ka fituar prej kohësh dashurinë e jetës së tij.
Ai ka publikuar në Facebook një foto me të, madje i ka dedikuar edhe një poezi të bukur të Dritëro Agollit.
Kur iki larg drejt teje vij
kur vij afer iki larg
per dreq me tremb largesia
dhe afersia behet cark
As e kuptoj si te dua
nje mjegull pus, nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi
Dhe ndoshta kjo eshte dashuria
e cakerdisur, kuturu…
per dreq me tremb largesia
dhe afersia gjithashtu.
Edhe pse rrallë, Endri Shabani na e ka prezantuar edhe më herët vajzën që dashuron, ndërsa së fundmi në votime u shfaq me të në krah dhe prindërit e tij.