Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka folur në një aktivitet që është organizuar nga ambasada në kuadër të 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe gjatë fjalimit të tij, ka bërë thirrje për bashkëpunim rajonal dhe njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.
Meta tha se nuk është zgjidhje ndryshimi i kufijve duke argumentuar se një rajon I fortë dhe me rrugë të hapura drejt integrimit në BE bëhet duke mos qenë penga i të kaluarës.
Meta ka treguar se ka njohur një personalitet shumë të madh serb ndaj të cilit gëzon respect, ndërsa ka rrëfyer se pas festës ku ishte i pranishëm, do të merrte pjesë edhe një një festë tjetër që organizohej nga Serbia.
“Zgjidhja nuk është ndryshimi i kufijve por angazhimi në respektimin marrëdhënieve të ndërsjellta. Pas pak minutash do të marrim pjesë në një festë më të rëndësishme, festa e Serbisë. Dua t’u them të gjithëve se pavarësisht nga historia kam pasur fatin të njoh një udhëheqës të madh të Serbisë pavarësisht se ai nuk jeton më. Dhe jam i bindur se ëndërra e serbëve për rrugën europiane është e gjallë. Çfarë na duhet më shumë për ta bërë rajonin tonë më të fortë, më të sigurt, në mënyrë që të mos largohen më nga rajoni jonë është një frymë e re e bashkëpunimit për të mos qenë peng i të kaluarës.
Ashtu siç u zgjidh problem mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet edhe problem mes Kosovës dhe serrbisë. Ashtu sikurse ka thënë edhe Pompeo në letrën e urimit ndaj qeverisë së re të Kosovës, duhet të jetë njohja reciproke e të dyjave vendeve. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa në bazë të standarteve europiane, kjo do të na ndihmojë të ecim në rrugën e integrimit dhe vetë BE do ta ketë më të lehtë për të na pranuar. Suksese Kosovës dhe të ardhmes sonë të afërt europiane”, tha Meta ndër të tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)