Kryedemokrati Lulzim Basha që prej datës 27 Prill, kur mbajti dhe fjalimin e parë pas rezultatit të zgjedhjeve, nuk është shfaqur më në publik apo në rrjete sociale. Por ditën e sotme kryedemokrati është bërë i ‘gjallë’, ku përmes një postimi në facebook ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
“Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi”, shkruan Basha.
Postimi i plotë: Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!
Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!