Kryeministri Edi Rama ka komenentuar për herë të parë deklaratat e konspiracionistrit Alfred Çako se ai nuk është i vërtetë, por është koluni i tij.
I ftuar në ‘E diell’, Rama u shpreh se Çako i shkruan shpesh dhe e paralajmëron për ardhjen e një apokalipsi dhe për këtë e konsideron një personazh simpatik.
“Më shkruan herë pas here, më paralajmëron për ardhjen e apokalipsit por është personazh shumë simpatik. Teoritë e tij janë poezi që mund të konsiderohen si pjesë e fantazisë dhe e dellit krijues të njeriut”, tha kryeministri.
Ndërsa teorisë së tij se Edi Rama nuk është i vërtetë, por kloni i tij, iu përgjigj: “Pikërisht pra. Sidomos dhe tani që kam bërë botoks.”
(R.G/Faxweb.al)