Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk është e rëndësishme të kemi vetëm hotele dhe shtretër”, Klosi: Po punojmë të bëhemi destinacion turistik

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ishte i ftuar sonte në emisionin “Aktualitet” përballë gazetarit Bejdo Malo ku foli për sfidat dhe problematikat që shqetësojnë turizmin dhe mjedisin.

Teksa foli mbi dy dikasteret qe ai mbulon atë të turizmit dhe atë të situatës mjedisore Klosi tha se janë bërë shumë gjëra por jemi larg asaj ku duhet të jemi.

Teksa përmendi disa subjekte turistike në Shqipëri ai deklaroi se për hir të së vertetës turizmin e ka zhvilluar privati dhe qeveria jep një mbështetje me aq sa mundet sipas Klosit.

Turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë tonë dhe për këtë arsye ne jemi në harmoni me bizneset dhe si ta promovojmë sa më shumë atë.

Ne si ministri dhe si unë si ministër nuk kam preferuar të dal shumë nëpër emisione televizive por ta promovojmë dhe ta mbështesim në mënyra të tjera.”

Lidhur me strategjinë që po aplikohet ai tha se:

“Kemi analizuar të gjithë vijën bregdetare dhe nga ky hulumtim kemi konstatuar se kemi ende shumë zona të pambuluara nga turizmi .Nuk mjafton te kemi vetëm hotele por edhe të bëhëmi destinacion”.

Ministri mori si shembull Vlorën në analizen e tij:

“Përshembull nuk është e rëndëishme vetëm sa hotele ka Vlora por ky qytet dhe bukuritë që e rrethojnë të bëhen destonacion për sezon por edhe fundjavave.

Dje certifikuam shumë hotele në Vlorë por ky është vetëm fillimi dhe ne do vazhdojmë më tej me këtë strategji.”

Teksa foli për situatë mjedisore dhe skandalin e mbetjeve ai tha “se nuk është e vertetë që mbetjet po vijnë në Shqipëri teksa kujtoi vendimin e qeverisë socialiste në 2013 kur anuloi një vendim të tillë.

E rëndësishme është se unë si ministër nuk kam dhënë asnjë leje në kundërshtim me mjedisin përkundrazi janë bërë shumë fushata sensibilizuese në mbrojtje të mjedisit.

Në zyrë kam shumë projekte zhvillimore që do kontribuojnë për një mjedis sa më të pastër e cila edhe kjo strategji ndikon në turizëm“, tha ndër të tjera ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close