Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk është e drejtë e KED të botojë në ‘Fletoren Zyrtare'”, Vasili për Kushtetuesen: Nuk ka garë, u votuan kandidatë ngelës

Ish-deputeti Petrit Vasili komentoi pasditen e sotme në studion e lajmeve të Fax News, votimin në Kuvend të dy emrave për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e cilësoi si një shkelje flagrante të ligjit dhe të asaj që sipas tij, është parashikuar në ndryshimet kushtetuese të votuara në Kuvend dy vite më parë.

Sipas Vasilit, janë ofruar 4 emra kandidatësh nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për 4 vende vakante ndërsa argumentoi se në këtë rast, nuk ka aspak garë, ndërsa shtoi se pavarëisisht kësaj, dy nga kandidatët kishin ngelur në shkollën e magjistraturës ç’ka sipas tij e deligjitimon procesin.

“Presidenti zgjodhi kandidatin Besnik Muçi, Kuvendi i Shqipërisë kishte rastin sot. Unë besoj se Kryetari i Kuvendit dhe kreu i grupit socialist janë rrëmbyes të pushtetit, këto vendime nuk janë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Presidenti ka të drejtën e tij kushtetuese të zgjedhë tre anëtarë të Gjykatës. Sot kreu i Kuvendit bëri një akt anti-ligjor shumë të rrezikshëm. Ky klasifikim i botuar në fletoren zyrtare, vendimet e KED nuk botohen në Fletoren Zyrtare dhe nga ky moment duhet të ndiqet një hetim penal. Botimet në Fletoren Zyrtare bëhen nga ata që ka parashikuar Kusahtetuta. Dhe për këtë duhet të behët një hetim nga Prokuroria për të zbuluar se kush e ka dhënë urdhërin.

Kjo është një shkelje e hapur dhe një puç kushtetueses. Këta nuk kanë asnjë synim tjetër veçse të rrëmbejnë Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi kandidat që nuk kanë mundur do të kalojnë shkollën e magjistraturës, kanë një formim mizerabël dhe tashmë i kanë zyrtarizuar si anëtare e një sistemi aq të rëndësishëm të drejtësisë”.

Pse është arritur në këtë pikë?

Këtë e dinë ata që e ndërmorën ndërtimin e Reformës në Drejtësi, por e dinë edhe ata të huajt që e mbështetën reformën në këtë formë. Gjëja më skandaloze, pasi kushtetuta thotë se duhet të jenë tre kandidaturat më të mira. Sot për 4 vakancat kemi vetëm 4 kandidatura. Pra nuk kemi zgjedhje por emërime të parackatuara. Kanë vendosur 4 kandidatura për 4 vende, dhe në këtë rast e din kushdo, nuk ka zgjedhje. Kush e ka marr përsipër dhe kush e i ka dalë për zot se 4 kandidatë të jenë mjaftueshëm për të plotësuar 4 vendet vakante? Duhet të zgjedhi Presidenti i pari, Kuvendi i dyti, secili ka konkuruar për 4 vende. Ja zgjodhi Presidenti, ja zgjodhi edhe Kuvendi, por nuk ngelën më kandidatë, kush e merr përsipër këtë akt pastaj?

Kështu ndodh, arrestohen njerëz të pafajshëm si ajo zonja e moshuar në Astir që protestoi kundër ambasadorit që ngriti gishtin kur nuk ka drejtësi. Bashkë me këtë kanë rrëzuar edhe Reformën në Drejtësi. Presidenti brenda 30 ditëve duhet të zgjedh kandidatët, i fillon sot, se sot Kuvendi ka bërë zgjedhjen e tij, po kush e jep këtë të drejtë? Këtu ka një banditizëm për të rrëmbyer drejtësinë dhe shkelur ligjin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Si i komentoni deklaratat sot në Kuvend se Presidenti nuk ka njohuri juridike?

Vasili: Që të quhesh magjistrat duhet të kesh mbaruar shkollën e magjistraturës, këto kandidate nuk arrijnë dot, janë të paaftë të kalojnë shkollën, është si një nxënës që nuk merr dot notën kaluese ‘5’, pra janë nxënës që nuk kanë kapur as notën kaluese minimale. Ka një shqiptar që beson se ata mund të drejtojnë Gjykatën Kushtetuese? Me këtë integritet dhe kualitet profesional në bazë të ligjit nuk shkon dot në Gjykatën e Librazhdit, këta na i emërojnë në Gjykatën Kushtetuese.

KED në mënyrë të qëllimshme u bllokua për tu ngritur 2 vite me radhë. E bllokuan me pretendimin se këta do të bënin vettingun, sot e kësaj dite ka anëtarë që nuk kanë bërë vettingun. Edhe anëtarët e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë. Një nga ekspertët e nivelit të lartë ka thënë se ky ishte një vendim i pavend sepse anëtarët kanë një mandat vetëm 1-vjeçar. Kjo u bë për të vendosur edhe militantë të thekur, këtu s’ka vend për interpretime, interpretimi i vetëm është Kushtetuta, dhe kjo e fundit na thotë se të gjitha procesverbalet duhet të hidhen në portal, ndërkohë që mbi 90% e tyre nuk hidhet në portal, kontrolloni dhe do ta shikoni. Kujt po ia fshehin këta? Edhe dokumentet duhet të nxirren në portal.

Kushtetuta thotë Presidenti zgjedh anëtarin e parë, ku e kanë pretendimin këta kur vetë e kanë votuar këtë Kushtetutë? Çfarë janë këta, duan ti rrëmbejnë të drejtat Presidentit? Kushtetuta thotë për çdo vend duhet të ketë një numër të caktuar kandidatësh, ku i keni kandidatët sot? Këta janë kundër, siç zgjodhën Arta Markun, në Dhjetor Marku bën 2 vjet ndërkohë që këta që janë të pacipë thanë se është zgjdhur për 3 muaj. Çfarë ndodhi për 2 vjet? Ai korrupsioni sipas Bankës Botërore jo sipas meje, është dy herë më i lartë. Kjo u kap dhe faturën e paguajnë shqiptarët, s’ka para pastaj për rroga, pensione e sigurime shoqërore, dhe ikin shqiptarët se nuk kanë ku punojnë.

Pse akuzohet Meta si pëngues i Kushtetueses?

Vasili: Këto janë akuza nga një tufë banditësh që kanë grabitur pushtetin, të paaftë, të paditur dhe maskarenj. Pse iu dhemb këtyre, pse duan t’ia rrëmbejnë Presidentit të drejtën e zgjedhjes? E dinë të gjithë për të ndërtuar një zonë të veten të qeverisë për interesa konkrete. Pra duan të rrmëbejnë dhe të mos ketë kush ti ndal.

Diplomatët e huaj në vend thonë që të vazhdojnë punët për ngritjen e institucioneve, pse ata shprehen pro kësaj kur ju thoni se ka shkelje kaq të rënda?

Vasili: Shkeljet e Kushtetutës janë në tavolinë. Kushtetutta që është miratuar në Kuvend dhe që janë puthur zyrtarët e huaj e thotë qartë, se për katër vendet duhen zgjedhur nga tre organet përkatëse e parashikuar nga 12 kandidatura, ku i keni sot kandidatët? Ishte parashikuar që të gjitha procesverbalet të bëhen publike dhe të botohen në regjistrin e Gjykatës së Lartë, të gjitha i shkelën. Këto shkelje kaq të mëdhaja në tavolinë, nëse nuk i shikojnë, nuk duan ti shikojnë apo kanë ndonjë hall tjetër, ky është problem i tyre.

Për këto shkelje ligjore a mund të jenë potencial që nesër të bie poshtë edhe Gjykata Kushtetuese?

Vasili: Unë po flas si një qytetar dhe ish-ministër i Drejtësisë dhe po them që është e paligjshme në pikëpamjen time. Shqiptarët të mos kenë iluzione se do të gjejnë ligjshmëri nga një drejtësi që vjen në mënyrë të paligjshme, kjo është një dhunë për ta dhe për shtetin ligjor.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *