FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Nuk është çudia ta shohim në vend të Trump! Kanye West nuk heq dorë nga ëndrra presidenciale

Kanye West nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi reperi i njohur ka folur për planet e tij dhe ka treguar se në vitin 2024 do të hedhë kandidaturë për president.

Por para se të zhvendoset për në Shtëpinë e Bardhë ai ka në plan që si fillim të ndryshojë emrin dhe ta bëjë Christian Genius Billionaire Kanye West.

Kanye ka treguar se si president ambicioz dëshiron të shtojë vendet e punës në Amerikë.

Dëshirën për këtë kandidaturë Kanye West e ka shprehur që në vitin 2015 dhe nuk do të jetë çudi nëse do e shohim në vendin e Trump.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *