Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreShëndetiTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

“Nuk është çudi që gripi të jetë mes nesh”, Pëllumb Pipero: Infektivi ka marrë të gjitha masat, nuk jam për ngritjen e karantinave

Profesor doktor, Pëllumb Pipero ishe i ftuar në studion e lajmëve të Fax Neës përballë gazetarëve Ema Shazivari dhe Enea Meksi, ku foli për masat e marra në Shqipëri në kundër përgjigje të epidemisë vdekjeprurëse të Koronavirusit.

Ai tha se në Spitalin e Infektivit në kryeqytet janë marrë të gjitha masat, ndërsa vlerësoi edhe punën që po bëhet sipas tij, nëpër pikat doganore, por nga ana tjetër, ai tha se sado kontrolle të ketë, nuk mund të evitohet në nivele maksimale.

Pipero u shpreh se personalisht është kundër karantinave por për trajtimin e rasteve të mundshme nëpër banesat e tyre, ndërsa masat që po ndërmerren nga autoritetet shtetërore, janë në kuadër të një plani që koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mjeku i është reaferua shprehjes së drejtorit të OBSH-së kur tha se nuk është çudi që gripi të jetë futur edhe në vendin tonë.

Pjesë nga biseda:

Si mund të ruhemi, ka pasur disa këshilla?

Pipero: Masat janë të zakonshme, ato që përgjithësisht këshillohen nga gripet e zakonshme, që është larja e shpeshtë e duarve, vendosja e duarve apo mëngëve kur kollitemi, marrja e informacionit në kohë reale  qoftë përmes medias apo mjekëve për virusin, shmangia e udhëtimeve të largëta apo të populluara.

A i ka Spitali Infektiv kapacitetet e duhura në rast se shfaqet dhe a janë të pajisur mjekët me veshjet e nevojshme, a ndjeheni ju të sigurt?

Pipero: Ju falenderoj për pyetjen, falë eksperiencës së gjatë si mjek por edhe me detyra menaxhuese që kam mbajtur, di t’ju them se asnjë vend sado i zhvilluar nuk i ka instrumentet e plota për përballimin e një situate të tillë. Përhapja u dha mundësi vendeve të krijonin kushte shtesë. Mënyra që po e përballon Italia, u ndodh në përgjegjësi, nga erdhi? Ku është kontakti? Drejtori i madh i OBSH thotë se “nuk është çudi që gripi të jetë mes nesh”, sepse ne nuk mund të kuptojmë menjëherë. Në këtë aspekt ne patëm fatin që ne të jemi afër virusit më vonë se vendet e tjera. Unë punoj çdo ditë në spitalin infektiv, dhe janë marrë të gjitha masat për ta pritur një rast të tillë dhe si do të sillemi në një rast të tillë. Janë siguruar të gjitha veshjet, 2 dhoma me të gjitha pajisjet e nevojshme për t’u përballur me rastin e parë. Nuk do këshilloja askënd të vinte vetë, këshilloj se çdo person  që vjen nga një vend që është shfaqur koronavirusi, apo që ka pasur kontakt me një person të prekur, të kontaktojë menjëherë autoritetet portuale, doganore apo aeroportuale. Nëse shfaqen shenjat dalluese, duhet të vendosë një maskë, të telefonojë urgjencën dhe përgjegjësia pastaj i kalon mjekëve.

 Kapacitetet do të përshtaten me situatën, janë parashikuar edhe rastet nëse do të ketë shtim. Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur disa skenarë për spitale që do të përshtaten, për të cilat nuk kam informacion as nuk kam pse të kem informacion, ne kemi marrë masat për të përballuar situatën fillestare nëse do të ketë raste nga urgjenca deri tek shërbimi në dhomën e shtrimit.

Cilat janë elementet që shkelin sigurinë e karantinës, pse po mbahet e fshehtë, sepse kjo fshehtësi mbasde shkakton edhe panikun tek qytetarët?

Pipero: Në këtë situatë të gjitha vendet duhet të përshtaten në bazë të mënyrave që përshtatet OBSH. Nuk është një problem kombëtar por global. Për mua karantina është e ekzagjëruar nuk është e domosdoshme vetëm se ka ardhur nga një zonë me rrisk të lartë. Për mua karantina duhej të ishte shtëpia, të gjithë jemi të detyruar të respektojmë masat dhe politikat e MSH. Unë personalisht mendoj se karantina nuk është kaq e domosdoshme dhe efikase sa e bëjmë, e marrjes dhe izolimit të njerëzve pa kriter. Bërja publike ose jo e një strukture shtetërore nuk besoj se është pyetja e ditës. Pyetja është a i kemi kapacitetet e nevojshme nga pikat kufitare deri tek mbrojtja e personelit shëndetësor që është më i rrezikuari. Po, janë marrë masat, a duhet të kemi masa më të shumta? Po duhet të kemi.

Periudha 14 ditore në karantinë, çfarë lloj trajtimi merret aty?

Pipero: Ka shumë diskutime, periudhë e cila virusi zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Personi që supstentohet, sigurohet që nëse e ka marrë virusin të mos ua kalojë të tjerëve, jo se ka ndonjë mjekim të veçantë por të mos lejojë mundësinë të infektojë të tjerët. Është e rëndësishme për disa që nuk është e tillë për mua që të jetë kjo periudhë. Për mua është që të jetë në shtëpi, për të tjerat ka plane veprime të tjera. I rëndësishëm por jo i domosdoshëm, është për të shmangur personat e tjerë të suspendohen me të. Sëmundja ka shumë të panjohura në raport me ecurinë e fshehtë të virusit. Kjo e bën virusin kaq panik-sjellës, jo tek ne, por ndoshta po, edhe në vendet e tjera ka lëvizur efekte domino të panikut. Mua më duket më tepër virus ‘mediatik’ që diku me të vërteta e diku të pavërteta ka bërë që njerëzit të kenë frikë. Duhen transmetuar jo mesazhe qetësuese false, por reale.

Kur duhet të shqetësohemi, cila është temperatura që duhet të shkojmë sesbën tek mjeku?

Pipero: Mbi 37 e gjysëm është përtej normales, por OBSH dhe ne nuk kemi indikator tjetër për të evidentuar një person përveç temperaturës dhe ankesave të tjera. Ndaj është shumë e rëndësishme bashkëpunimi apo vetëofrimi i qytetarëve tek autoritetet për të kufizuar rriskut.

Disponojnë pikat tona kufitare kontrolle të rrepta?

Pipero: Mua do të ishte mirë të më pyesnit çfarë ndodh tek infektivi, por në dijeninë time në të gjitha pikat janë trefishuar kapacitetet, që për mendimin tim, nuk kishin pse, sepse pavarësisht masave, nuk mund të ndodh domosdoshmërisht të arrihet konstatimi maksimal. Tek infektimi dy dhomat e urgjencës janë me teknologji të fjalës së fundit, kemi kapacitetet minimale të domosdoshme për t’u përballur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *