Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Nuk është Basha! Njihuni me kandidatin që kryeson listën e më të votuarve të PD-së për Tiranën, socialistëve u prin Balluku, zbehen shanset për Majkon

Tirana është shumë pas sa i takon numërimit të votave të kandidatëve, ku janë numëruar vetëm 26 kuti nga 1243 në total. Në disa prej KZAZve puna për numërimin ka rinisur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që në mesin e 26 kutive të numëruara, emrat e preferuar rezervojnë shumë surpriza.

Më e madhja duket se është në listën e më të votuarve të PD-së, të cilën e udhëheq kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 279 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota, Orjela Nebijaj 155, Fatmir Mediu 135, Sali Berisha ka vetëm 98 vota nga kutitë e numëruara.

Nebiaj është në vendin e 18 në listën për Tiranën, dhe duket të jetë kandidatja e vetme bnga demokratët që mund të thyejë herësin dhe të bëhet pjesë e Kuvendit për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa në Partinë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622. Ndërkohë që Majko i cili deri tani nuk ka mandat deputet ka vetëm 75 vota, dhe duket që shanset që ai të mund të thyejë herësin, dhe të lëvizë listën e vendosur nga Rama janë të pakta.

Në LSI kryeson Floida Kërpaçi e LRI me 140 vota, e ndjekur nga Kreyemadhi me 51 vota.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.