I ftuar në studion e “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar peshëngritësi i njohur shqiptar, Artur Paskali.
Paskali dhe Çani njihen prej vitesh dhe gjatë bisedës së tyre në studio, Paskali rrëfeu se Çani ka qenë në shkollë me politikanin e njohur shqiptar, Bashkim Finon, edhe pse duhet thënë se nuk kemi parë që miqësia e tyre të jetë shumë publike.
Të dy Çani dhe Fino kanë lindur në Gjirokastër dhe kjo ka bërë që mes tyre të ketë një njohje të domosdoshme.
Në një moment, Çani ka treguar se në vitin 1988 ka shkuar tek Arturi që të shiste dy monedha floriri dhe ai i ka dhënë Çanit 85 mijë lekë të vjetra për to.
“Pas 30 vitesh po të pyes, sa ma ke futur për ato 2 monedha që shita tek ti? Kur unë isha vetëm 20 vjeç dhe ti ishe 27 vjeç, kur ishe sportist i madh, dilje tek tregu i floririt në krah të 15 katëshit dhe shisje flori”, e ka pyetur Arian Çani, Arturin.
“Nuk ta kam futur fare, vetëm 1 mijë lekë. Nuk mund të ta bëja ty”, i është përgjigjur peshëngritësi.