Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

”Nuk e liroj zyrën”, Kavaja në protestë. Kryebashkiaku i ri do të betohet në godinën e…

Ceremonia e konstituimit të kryetarit të ri të bashkisë së Kavajës Redjan Krali e parashikuar të mbahet në oren 10:00 po shoqërohet  me protesta nga mbështetës të Partisë Demokratike dhe kryetarit aktual të bashkisë Kavajë, Isa Sakja.

Ky i fundit ka deklaruar se për të është një ditë e zakonshme në punë, ku sot do të vijojë të qëndrojë në zyrë. Sakja tha se nuk do ta lirojë zyrën dhe se do të jetë në punë në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës kanë dalë në zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe për këtë fakt zgjedhjet nuk janë legjitime. Në Kavajë pritet që të mbërrijnë sot edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, ndërsa betimi i kryebashkiakut të ri pritet që të bëhet në godinën e prefektit, për të shmangur përplasjet e mëtejshme me mbështetësit e PD.

Ndërkohë që në mëngjesin e sotëm situata në Rrogozhinë ka qenë më e qetë, ku nuk pati rezistencë në betimin e kryebashkiakut të ri Haxhi Memolla.

(Lexo edhe këtu)

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *