Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

‘Nuk e lamë kështu’, Olta Gixhari i nxjerr ”të palarat” Jonida Vokshit, pasi u bë mama

Dy javë më parë, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, përjetuan momentin më të bukur të jetës së tyre, duke u bërë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Emi dhe s’dimë ku e mbajti për 9 muaj foshnjën e saj, pasi na habiti me linjat perfekte menjëherë pas lindjes!

Madje, moderatorja vazhdon të publikojë foto të sajat në rrjete sociale ku duket se ka marrë një tjetër nur tashmë që ka sjellë në jetë një fëmijë. Mirëpo, vëmendjen në foton e fundit të Jonidës na e ka tërhequr komenti i aktores Olta Gixhari, e cila është gjithashtu shtatzënë.

Me një kritikë të lezetshme, Olta i tregon koleges së saj se vazhdon të duket më e bukur se kurrë edhe pasi supozohej të kishte kaluar ‘nurin e shtatzënisë’.

“Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu!”-shkruan aktorja me humor krahas fotos së Jonidës.

Të njëjtin mendim me Oltën duket se ndajnë edhe fansat e Jonidës, të cilët e kanë komplimentuar gjithashtu këtë të fundit për pamjen. Në fakt, ne jemi kuriozë të dimë nëse vogëlushja Emi i ngjan më shumë mami Jonidës, apo babi Besnikut! Mbetet ta presim për ta zbuluar!

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *