Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk e fiton dot betejën me virusin Covid-19, ndërron jetë në moshën 54-vjeçare ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës

Ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës, njëherazi dhe ish-kryetar i komunës së Shishtavecit për 5 mandate, Dilaman Nela, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë publik Partia Demokratike e Kukësit përmes një postimi në facebook, ku krahas shprehjes së ngushëllimeve paraqet dhe një tablo të aktivitetit public të të ndjerit.

Postimi i PD Kukës: Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen e parakohëshme nga jeta  te mikut,  bashkëpunëtorit njeriu me vlera dhe të përkushtuar Dilaman Nelës, një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të PartisëDemokratike.

Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit.  Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985.  Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shekncat e agronomisë.

Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në  Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.  Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial.  Ne vitin  2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ai la në pikëllim të thellë  bashkëshorten, fëmijët, gjith familjarët , miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës  dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë.  I pa harruar do të mbetet kujtimi i tij.

U prefsh në paqe miku jonë

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.