FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Nuk e dimë se ç’u bë me vajzën me bikini, por Drini Zeqo paska nisur një histori të re dashurie!

Drini Zeqo shumë rrallë është bërë pjesë e faqeve rozë për romancat e tij.

Një ndër figurat publike të televizionit shqiptar, është treguar gjithnjë i kujdesshëm, pavarësisht interesit të madh që ka ndaj tij.

I ftuar në shkurt  në “Mos i Fol Shoferit” në Ora News ai la të nënkuptohej se është ende beqar.

Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 36-vjeçari tha: “Të lë. Më ka lënë pa martuar.”

Në shtator të 2018-s ishte hera e fundit që Drini u përfol për një lidhje me një vajzë mjaft simpatike.

Spikeri i lajmeve të “Tv Klan” Drini Zeqo, u kap mat në plazh me një femër misterioze.

Gazetari thuhej se kishte kaluar fundjavën në Dhërmi me vajzën me bikini dhe trup elegant.

Nuk e dimë nëse dyshja ishte në një lidhje, e megjithatë moderatori e mohoi disi kur tha që puna të lë pa martuar.

Gjithsesi, deklarata e tij e fundit na lë të kuptojmë se Drini mund të ketë nisur një histori të re dashurie:

“Nuk jam i sigurt nëse jemi takuar në kohën e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, shkruante ai pak orë më parë.

Me kë ta ketë vallë?

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *