Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk e dija si plotësohej formulari”, ndihma e vëllait i ”ha kokën” drejtuesit në Polici, ruante familjet e personaliteteve të larta nga çdo rrezik

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në Policinë e Shtetit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Besim Shabanit, me detyrë zv.drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve (personaliteteve të larta shtetërore) dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës.

Shkak për shkarkimin e Shabanit është bërë pasuria, që sipas KJV nuk ka qenë e justifikuar, ndërkohë që ka rezultuar pozitiv në pastërtinë e figurës dhe në aftësitë e tij profesionale.

Shabani kishte bërë mbi 5 lëvizje bankare të parave në fjalë nga një llogari në tjetrën pa shpjeguar arsyet. Shabani nuk dha argumenta bindëse edhe për një dërgesë në 2007, të cilat pretendoi se vëllai kishte përdorur llogarinë e tij për t’ia dhënë të atit që të blinte dy hapësira biznesi në Koplik.

KJV ngriti dyshimin nëse këto para (30 mijë dollarë), do ishin të vëllait, pse duheshin dërguar nga një person i tretë, ndërsa vëllai në këtë periudhë erdhi vetë në Shqipëri

“Për figurën kemi kryer kontrollin tonë dhe nga përgjigjet e marra na rezulton se s’ka asnjë denoncim nga publiku. Formulari figurës i plotësuar saktë. I përshtatshëm për të vazhduar detyren. S’ka kontakt me krimin.

Kurse për anën profesionale ai ka shkollë formuese akademia Skënderbej dikur. Ndër vite shumë trajnime. Arsimi e niveli i tij në perputhje me ligjin. Edhe urdhri psikologut i ka bërë interviste dhe rezulton se s’ka asnjë problem psiqik. Ka qëndrueshmëri dhe e i aftë për punë. Nga viti 2007 ska asnjë masë disiplinore ndaj tij. Në 2010 ka marrë një masë falenderuese e vlerësuese.

Gradat ndër vite deri te ajo e kolonelit i ka marrë në mënyre te ligjshme. Shabani ka qene korrekt ne komunikim me vettingun e oergjigjur ne kohe. Gruaja e Shabanit është mësuese prej 1999-ës deri ne 2018-ën kur ka depozituar deklaratën. Janë te dhëna të sakta”, deklaroi KJV gjatë seancës.

Shabani nuk ka mundur që të provojë ndihmën prej 20 mijë dollarë që i ka dhënë i vëllai për blerjen e banmesës.

“Nuk arriti Shabani te na provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait me 20 mijë dollarë. Por do vlerësohet kjo në fund. Shabani duhet të plotësonte satësisht çdo të dhënë dhe informacion për pasuri e llogari bankare. Nderkohë rezulton që nje llogari bakare e mbyllur, para se të plotësonte deklaratën e të dilte ne vetting se ka raportuar.

Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë. Te cilat si ka treguar. Në 2007 ka hapur një llogari bankare 20 mijë dollarë. Automjetin e deklaruar saktë dhe e ka blere me te ardhura te ligjshme”, tha KJV.

Kurse Shabani është justifikuar duke thënë se nuk kishte qëllim që ti fshihte të dhënat por  nuk ka  pasur dijeni si plotësohet fromulari.

“Nuk kisha qellim ti fshihja. Por s’kisha njohuri si plotësohej formulari. Kisha vetëm 30 dite kohe. Isha i zënë me punë. Zyra e finances e gardes ishte e zene. C’të beja. Po e vërtet, por janë leket e vëllait tim. Si mbajta në shtepi se kisha frike. Kur erdhi vëllai nga Amerika i terhoqa ia dhashë.

Kam vetëm shtëpinë e vitit 2003. Pasuria ime totale 4 milion lekë. Ndërsa të ardhruat tona janë 20 milion leke ndër vite. Kam nje bilanc pozitiv 7.5 mil lekë. S’kemi bërë kurrë në jetë një udhëtim turistik jashtë vendit. Fëmijët i arsimoj në shkolle publike. Unë jetoj në një nivel normal. S’kam fshehur kurrë pasuri s’kam patur arsye. Jam i ndershëm.

Ju duhet të merrni parasysh 20 mijë dollaret qe me ka sjell vëllai. S’kisha kohe që për 30 dite ti beja të  gjitha dokumentat. Nga 93-1998, kam shpenzime të ulta. Isha i pamartuar. Llogarinë mbaja unë. Pasi vëllai në amerik sillte leket. Ndihmoja familjen duke i tërhequr ne bankë dhe ua çoja.

Për herë të parë  kam meduar se vëllai meqenëse ishte pa letra i sillnte nëpërmjet shokëve në banke. Por kurrë unë s’kam fshehur e skam shkelur ligjin. Vëllai ishte pa letra dhe vetëm në 2015 ka marrë pasaportën amerikane dhe në 2000 nisi jetën në Amerikë.

Paratë i kam tërhequr në bankë. Ia kam dërguar babit. Dhe ai ka blerë apartament për vëllain në Koplik. Por pasuria e vellait sështe e imja as ajo e babait. Tërë jetën kam punuar me përkushtim. Kam rrezikuar jetën por sërish jam i ndershëm dhe punoj. Më lejoni te vazhdoj detyrën.

Të nderuar zotëri as me dore si kam prekur këto lekë që thoni ju. Vetëm 900 dollarë interesa kam marë unë. Te tjerat erdhën me bankë nga Amerika qëndruan ne banke e deri sa i mori vellai. Vëllai im ka punuar në ndërtim fillimisht me pas kuzhinjer në restorante“, tha Shabani.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *