Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk duhet të qëndrojnë në banesat që kanë plasaritje”, Balluku: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka organizuar paraditen e sotme një takim me inxhinierët nga Kosova, të cilët janë treguar të gatshëm për të bërë vlerësimin e dëmeve materiale të ndërtesave të shembura dhe riparimin e tyre.

Balluku falenderoi palën kosovare për ndihmën e ofruar, dhe u bëri thirrje inxhinierëve të që të mos ngurrojnë të komunikojnë me banorët, pasi duhet t’u shpjegojnë shmangien e qëndrimit në banesa e dëmtuara nga tërmeti katastrofal 6.4 i shkallës Rihter.

‘’Njerëzit nuk kanë nevojë vetëm për identifikimin e problematikave, por kanë nevojë për mbështetje, jo vetëm ata që u janë shembur ndërtimet, por dhe ata që nuk kanë pësuar dëmtime të banesave. Në këto situatë, takojini banorët dhe tregojuni që nuk duhet të qëndrojë në banesat që kanë pësuar plasaritje. E di që inxhinierët janë punëshumë dhe fjalëpak, por duhet të flisni me ta.

Dua të falenderoj të gjithë grupet profesioniste që kanë ardhur nga Kosova. Jemi ndjerë shumë krenarë. Kur flas me ju sikur i flas të gjithë popullit të Kosovës’’, u shpreh ministrja Balluku.

Balluku ishte së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti dhe zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Artan Shkreli.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *