Deputeti i PS, Ilir Metaj, ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 7 korrik si revoltë kundër rritjes së çmimeve dhe krizës që po kalon vendi.
Metaj tha se kjo ishte një protestë pa qëllime dhe e dështuar akoma pa nisur. Mes të tjerash ai shtoi se çdo shqiptar me zgjuarsi mesatare e kuptonte se rritja e çmimeve nuk ishte alibi për këtë protestë.
Metaj: Kjo është një protestë pa qëllime, vetëm për njerëz që jetojnë në një univers paralel mbase alibia e rritjes së çmimeve mund të ishte qëllimi i bërjes së një proteste. Njerëzit me zgjuarsi mbi mesataren janë mjaft të qartë për këtë gjë.
A ndiheni të rrezikuar nga këto protesta?
Metaj: Protesta të tilla janë të dështuara që në nisje dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa na motivojnë më shumë për ta çuar Shqipërinë në destinacionin e fundit, Integrimin Europian. Protersta të tilla të thirrura nga persona non-grata, nuk do kenë mbështetje nga shqiptarët të cilët janë njerëz të zgjuar dhe punëtorë.