Ndarja nga jeta të ish-themeluesi i PS-së Luan Hajdaraga, ka bërë që të ragojë gjithë politika shqiptare, duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe të gjithë ata që e njohën ish-Minisitrin e Mbrojtes, i cili u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ai njihet si themelues i PS-së në vitin 1991 dhe ka qenë profesor i sociologjisë.
Deputeti socialist Erjon Braçe ka shprehur ngushëllime dhe shumë pikëllim, nëpërmjet një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan se nuk do të donte ta përcillte ditën e nesërme. Për Braçen, Hajdaraga ka qenë një mik, shok dhe vëlla i madh.
Në postimin e tij deputeti shkruan për mënyrën se si është njohur me ish-Ministrin e Mbrojtes dhe një ndër themeluesit e Partisë Socialiste.
Postimi i plotë:
“NUK DUA TE TE PERCJELL NESER LUAN!
ISHTE BUKUR ME TY SI SHOK, SI MIK,
SI VELLA I MADH!
Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;
Kohe e veshtire,
beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor,
sup me sup me shokun, mikun, vellain;
Burra udheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes,
peshes-ne rastin tone.
LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!
Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.
Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe,
tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes,
ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes
ne vitin 1994!
Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin,
zbriti nga timoni shoferin e tij dhe,
nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!
Nuk mbaroi aty;
Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines,
pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim,
kishim policine sekrete te kohes,
ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes,
deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;
Ajo djathtas e poshte,
ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,
Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit,
ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas,
u ça majtas e djathtas,
here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures,
por per te mbetur gjalle!
Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!
Na shpetoi Luan Hajdaraga!
Prej asaj dite nuk u ndame me,
Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.
Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;
Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;
Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996,
janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!
Bashke ne ditelindjet e mia,
atje tek shtepia e vogel ne Kombinat,
ne gazete, kudo ……..”
(E.V/Faxweb.al)