Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në ceremoninë të zhvilluar në kuadër të Ditës së Infermierëve tregoi emocionet që përjtoi kur zbuloi se Shërbimi Infermerior në Shqipëri ishte themeluar nga gra.
Më tej Rama tha se pasi dëgjoi këtë histori dëshiroi ti shprehte një mirënjohje grave dhe vajzave dhe u ndje fatkeq që ishte një burrë, por shtoi me humor se pas kësaj portalet do të shkruajnë se tashmë ai nuk do të jetë më burrë.
“Nuk janë njerëz të ulët të fusin duart në xhepat e qytetarëve për të bërë punën e pacientëve. Përfitoj nga rasti për tiu thënë që nuk duhet të humbni për asnjë sekond sensin e punës së jashtëzakonshme që keni bërë.
Nuk duhet të harroni për asnjë sekond kolegët që humbën jetën në krye të detyrës dhe duhet të jeni cdo ditë krenar kur shkoni në punë sepse ajo që ju po bëni cdo ditë është historike dhe kontributi i secilit prej jush është i pacmueshëm për vendin dhe për familjet tuaja në aspektin e krenarisë dhe shkëlqimit të emrit që ju trashëgoni.
Shërbimi infermerior i Shqipërisë është themeluar në kulmin e luftës me gripin spanjoll. Gjëja që më shkaktoi buzëqeshje kur mësova këtë fakt është se është themeluar nga gratë dhe ju më thoni që po të ishin disa burra do të na kishte marrë lumi.
Më pas edhe në luftën kundër malarjes dhe kolerës me cfarë lexova ishte themeluar sërish nga gratë dhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat tani edhe unë kësaj kategorie të kësaj kategorie, burrë jam dhe unë për fat të keq, dua ta mbyll duke i shprehur mirënjohje grave dhe vajzave që janë këtu. Prisni kur të shihni në portale “Edi Rama: Nuk dua të jem burrë.””, u shpreh Rama.
(R.G/Faxweb.al)