Deputetja Rudina Hajdari në një konferencë me gazetarët, ka risjellë një video të Lulzim Bashës, i cili në zgjedhjet e vitit 2017 deklaronte se në zgjedhjet e ardhshme listat do të ishin në dorë të qytetarëve.
“Kjo është hera e fundit që një kryetar bashkie vendos listën e deputetëve, sepse herën tjetër listën e deputetëve do ta vendosë qytetari shqiptari”, dëgjohet të thotë Basha në videon që Hajdari u kujdes që ta përsëriste tre herë me radhë.
Më tej Hajdari tha se ajo do që të dalë përballë qytetarëve për vlerat që ajo ka, dhe jo për faktin se është e bija e Azem Hajdarit.
“Në politikë duhet të jesh koherente me publikun, nuk e di nëse e kam këtë nga origjina ime, por duhet tiu jepet fund politikanëve që mendojnë vetëm për karrigen e tyre, dhe nuk mbajnë asnjë prej premtimeve.
Unë nuk dua të jem më para qytetarëve, si vajza e Rudina Hajdarit, që u futa në lista pikërisht prej babait tim”, tha Hajdari para gazetarëve.
Deklarata e Hajdarit vjen një ditë as vendimit të mazhorancës për të pranuar ndryshimet Kushtetuese, që mundëson listat e hapura, dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Kjo lëvizje e Ramës u pasua me deklaratën e Lulzim Bashës, i cili e konsideroi të prishur marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur në Këshillin Politik.
(E.K/Faxweb.al)