Carlo Ancelotti është shkarkuar nga detyra si trajner i Napolit, pasi ka ardhur edhe zyrtarisht komunikata e klubit. Edhe pse trajneri në konferencë pas suksesit ndaj Genk dhe kualifikimit tha se nuk do të dorëhiqej por do të takohej me drejtuesit e klubit, presidenti De Laurentiis nuk ka pritur më dhe sot ka marrë vendimin duke u shprehur edhe me një komunikatë ku thuhet se “raporti miqësor nuk preket dhe do të vazhdojë”.
Ancelotti pritet të zëvendësohet nga Gennaro Gattusos, i cili do të marrë Napolin pas aventurës së fundit që ka pasur në Serie A, me Milanin. Rino ka refuzuar shumë oferta dhe priste të duhurën. Gati firma për 1 vit e gjysmë dhe bonuse të përfshira.
Ancelotti paguan sidomos raportet e prishura me Insignen, kapitenin, por edhe sidomos ngjarjen e grumbullimit, kur nxorri blof klubin duke thënë se nuk e dua grumbullimin, por duhet ta bëjmë.
Pas shkakrimit të Carlo Ancelottit nga Napoli pas një viti e gjysmë, vendin e tij do ta marrë Gennaro Gattuso, që ka refuzuar shumë oferta dhe priste shansin e tij. Takimi vendimtar dhe akordi pritet ditën e martë, ndërsa Sportmediaset zbulon edhe kontratën: deri në qershor të vitit 2021, me një rrogë prej 3 mln eurosh në sezon. Pra, duke përfshirë edhe gjashtë muajt deri në fund të sezonit, janë plot 4.5 mln euro dhe bonuse të përfshirë.