Është mbyllur edhe sot protesta e banorëve të Astirit, të cilët prej disa ditësh janë organizuar kundër vendimit të shembjes së 317 objekteve në zonën e Unazës së Re.
Teksa kërkuan dëmshpërblim 100 % për banesat dhe objektet e tjera që kanë pronësi, prostuesit i bënë apel për ndihmë edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Të shumta ishin edhe thirrjet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i kërkuan jo vetëm të vëjë dorën në zemër, por edhe një përballje me ta.
Një nga protestueset dhe banorët e Astirit tha se nuk do t’i nështrohet atij, teksa kërkoi edhe një ballafaqim.
“Pse fshihet pse nuk del dhe përballet me popullin. Mendon se do t’i nënshtrohemi tij. Aty janë vite investim. E gjithë Shqipëria është e palegalizuar, çfarë do ndodhë nëse Erionit do t’i teket të zgjeroj rrugët e Tiranës, do të shembë të gjithë shtëpitë”, u shpreh ajo për Fax News.(J.D/Faxweb.al)