Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk do të ketë përgjigje pozitive për negociatat”, Kikia flet hapur: Në të ardhmen do të vështirësohet procesi

Gazetari dhe analisti i njohur Mentor Kikia duke folur në Fax News për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, deklaroi se nuk do të ketë një përgjigje pozitive, pas sipas tij ky nuk është një shorte, por është finalizimi procesi.

Kikia deklaroi se vendet e BE-së nuk kannë fokus kryesor integrimin e vendit tonë tani për tani, pasi sipas tij shtet e BE-së, si Franca, po kërkojnë që të krijojnë një strategji të re në lidhje me zgjerimin e unionit.

Gazetari Kikia theksoi gjithashtu se pas një vendimi negativ për Shqipërinë, i trembet më shumë stopimit dhe ngërçit të reformave të cilat janë zhvilluar dhe kanë ecur para në kuadër të integrimit drejt BE-së.

Sipas tij problemi do të bëhet zbehja e krontrollit të BE-së mbi Shqipërinë pasi shumë procese i kemi bërë të kushtëzuar nga presioni i BE-së.

“Duhet të kuptojmë diçka se halli i Shqipërisë nuk është problemi më i madhe i BE-së. Hollanda është një vend me qendrim ekstreme ndaj Shqiprisë po ashtu dhe Danimarka, Gjarmania përforcoi kërkesat ndërsa Franca më shumë se kundërshtare është për të rifomuar në tërësi mënyrën e zgjermit të BE-së. BE 11 vite më parë u zgjerua një lindje dhe mesa duket ka një zhgënjim të madhe nga anatarësimin e vendeve të tjera ish-komunsite. Franca nuk është më shumë për të bllokuar Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por për refominin e BE-së.

Ne do të jemi koshient që Maqedonia ka bërë hapa më para sesa Shqipëria, por vuajmë ngecjen e një pjese shumë të rëndësishme të reformave. Nuk besoj se vendimi për Shqipërinë ka penguar Maqedoninë.

Unë mendoj se Shqipëria dhe bashkë me të dhe Maqedonia do të presin edhe një strategjitë e re të BE-së për mënyrën sesi do të refomohet BE në të ardhmen që do të vështirësoje procesin tonë të intergimit. Hapat integrues do e forconin politikat monitoruese të BE-së mbi Shqipërinë, mbi standardet e demokracisë. I tremben një gjëje që ka të bëjë me stopimin e refomave. Deri tani ka pasur një lloj politike që duhet të bëjmë këtë se na kërkon BE, apo të përmbushim këto kushte etj.

Por në këto kushte mund të çojë në stopimin e shumë reformave dhe do të ishte një ngërç shumë i madh për Shqipërinë. Vendimi nuk është një shorte, që ne presim çfarë do të ndodhë. Vendimi është finalizimi i një procesi, dhe të gjithë jemi të informuar se nuk do të ketë një përgjigje pozitive.

Të gjithë janë të qartë se nuk ka një përgjigje pozitive për negociatat. Ajo që ne duhet të shqetësohemi është sesi do të veprohet në te ardhmen. Problemi është zbehja e krontrollit të BE-së mbi Shqipërinë pasi shumë procese i kemi bërë të kushtëzuar nga presioni i BE-së.”- u shpreh Kikia.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *