Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk do të hyjë kurrë në fuqi”, juristi flet për projektligjin AntiKÇK: Duhet miratimi i Këshillit të Europës

Ky Ligj, sipas Jordan Dacit, bie ndesh me një sërë ligjesh të tjera, për më tepër me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila një pjesë e mirë e saj, është e implementuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

“Ky ligj ka problematika të ndryshme. Ata që e kanë bërë, nuk kanë patur minimumin e idesë së legjislacionit. Këtu i jepet e drejta Policisë së Shtetit të përgjojë sipas qejfit, ndërkohë ligji thotë se përgjimet kryhen me vendim gjykate. Nëse dikush do të tentonte të bënte këtë ligj diku tjetër do të tërhiqej zvarrë, ky ligj është në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare. Me miratimin e këtij ligji duke i çuar gjithë të drejtat Policisë së Shtetit, kthehemi në një shtet policor.

Unë dua ti drejtoj një pyetje zotërinjve që e kanë bërë këtë ligj, Si do të veprohet për këtë, do të zbatojmë këtë ligj apo Kodin e Procedurës Penale?

Ligji prek në masë të gjerë  çdo qytetar të republikës së Shqipërisë. Është katastrofike të mendosh që ndërkohë që gjithë shtetet e tjera rrisin standardet, ne e ulim.

Ky është fundi i fundit!                                          

Këto janë çmenduria. Ne kemi ligje shumë të mira për të luftuar korrupsionin, por ne nuk kemi vullnetin për ti zbatuar ato, nuk kemi nevojë për ligje të posaçme sepse i kemi.

Me këtë ligj praktikisht ne i themi prokurorisë dhe gjykatës “hapni krahun” se këto kompetenca i takojnë policisë. Gjithashtu ky ligj mundohet të dublojë SPAK-un. Njerëzit që e kanë këshilluar zotin Rama për këtë ligj ose janë të paaftë ose e kanë keq-informuar.

Për mendimin tim ky ligj nuk do të hyjë kurrë në fuqi, sepse për ta bërë këtë duhet fillimisht njoftuar Këshilli i Europës për derogimin e ligjit, dhe dergimi i ligjit, bëhet në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit.

Nuk ka nevojë të jesh jurist i zoti për të kuptuar se mospërputhjet janë të dukshme. Më tragjike se kaq nuk mund të ketë. Bie ndesh masivisht komplet Kreu i të Drejtëve të Njeriut” tha Daci./abcnews.al

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.