AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk do të baltos punën time!” Kush është kryebashkiaku që liroi zyrën me paqe

Kryetari i Bashkisë së  Lezhës në detyrë Fran Frrokaj në përfundim të mandatit të tij 4 vjeçar pati një konferencë me gazetarët. Frrokaj është i vetmi nga kryebashkiakët e djathtë që merr këtë vendim vetëm një ditë pra konstituimit të këshillit bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri Pjerin Ndreu.

Gjatë fjalës së tij para gazatarëve, kryebashkiaku në largim u shpreh se nuk do të zhvillojë protesta, pasi nuk do të baltosë detyrën e tij si kryetar bashkie për këto vite, raporton Faxweb.

Ai më tej u shpreh se Ndreun nuk do ta presë në zyrë, për arsyen se këto votime sipas tij nuk ishin të rregullta, por ishin një proces fars.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për një bashkëpunim të gjatë. Në një madat 4 vjeçar ishte maksimumi që mund të bënim aq me teper kur ka një pozite e cila ka tregu me vepra që nuk ka qenë dashmirës. Teorikisht me 10 korrik kam bërë 4 vite në bashkinë e Lezhë dhe duhet të lë mandatin. Mandati i kalon Kryetarit Fitues. Ndreu Nuk do ta pres në zyrë nesër, për një arsye se këto votime nuk ishin të rregullta, ishte një proces fars. Nuk do të bej protesta nuk e kam ndermend të baltosi 16 vite të punës si kryetar bashkie. I uroj mbarevajtje institucionit të bashkisë. Fajësoj gjendjen politike të vendit tim, Shqipëria nuk e meriton të jetë pas 30 vitesh demokraci në këtë situatë.”- u shpreh Frrokaj.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *