Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk do i gjendet as varri”, kërcënoi gjyqtarin, Ardi Veliun dhe Agim Ismailin, merret vendimi ekstrem për Neim Beharin: Izolohet…

Gjykata e Korçës ka vendosur që të mbajë në izolim për 3 muaj në burg, të dënuarin për vrasje Neim Behari, për shkak se edhe brenda qelisë ka kërcënuar persona që gjendeshin në liri.

Një prej rasteve më të bujshme, që është përmendur nga gjykata, ishte kërcënimi që dënuari i bëri gjyqtarit Markelian Kuqo, në një lidhje telefonike për Fax news. (Lexo te plote lajmin) Për shkak të një procesi gjyqësor që kishte të hapur me të, Behari tha se gjyqtarit Kuqo, nuk do ti gjendej as varri.

Po ashtu Behari akuzohet nga Gjykata se ka kërcënuar drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliun, dhe zyrtarë të tjerë të Gjykatës në Korçë, si dhe Izet Haxhinë, për shkak se ky i fundit i kishte sharë publikisht kushërirën, anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Këtij të dënuari, sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Korçës i janë gjetur dhe sende të ndaluara në qeli, dhe disa herë është përballur me masa disiplinore, për shkak të shkeljes së rregullave. Për këtë shkak ai do të mbahet për tre muaj në izolim, ku do ti nënshtrohet një monitorimi të pandërprerë

Telefonata në Fax News për rastin Kuqo:

“Flas nga burgu i Drenovës, pranoj publikisht që ky gjyqtar ka një proces gjyqësor të hapur me mua, që ka një muaj dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Për shkak se unë kam bindje të djathta ai tallet me mua.

Unë kam bërë një kërkesë në gjykatën e Korçës dhe kërkoj që të transferohem nga ky burg, ndërsa Kuqo do të më çojë në një burg që unë nuk e dua, nuk ka qenë në dëshirën time. Ky zotëria më përmend mua se pse kam shtetësinë greke, pse atij do ti jap llogari unë?!”, shprehej Behari.

Neim Behari pretendonte më tej se është pjesë e Cosa Nostras italiane, dhe në rast se Kuqo vijon të marrë vendime të gabuara “nuk do ti gjendet as varri”.

“Urdhërin e kam dhënë unë, jam senator i Casa Nostrës italiane. Akuzohem për veprën penale të vrasjes, për këtë jam dënuar. Më ka takuar dje drejtori i Burgut për këtë çështje, unë jam urdhërues i atij muhabeti, nëse ai nuk revokon masën ndaj meje, atij gjyqtar nuk do ti gjendet as varri. Unë kam punuar dhe për CIA-n amerikane, më njohin të gjithë”. 

4 personat e kercenuar nga Behari, Izet Haxhia, Ardi Veliu, Agim Ismaili, dhe gjyqtari Markelian Kuqo

Por kush është Neim Behari ?

Ai akuzohet për vrasjen makabre të një taksisti, në vitin 2005. Por, gjatë kohës që ndodhej në burg, 34-vjeçari ka dhënë edhe një tjetër alarm. Neim Behari ndodhej i dënuar në Burgun e Fushë-Krujës me 24 vite burg për vrasjen e taksistit, kur kërcënoi përmes një telefonate se do të kryente akte terroriste.

Ngjarja ka ndodhur me 20 mars te vitit 2005, në fshatin Marinëz të Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues në qytetin e Lushnjës. I ndjeri ishte pronar i mjetit tip “Benz” me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar në qytetin e Lushnjës dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qellim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.

I pandehuri dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje. Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s’ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment i pandehuri ka ngritur zërin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar. Në debat e sipër 25-vjecari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjatë rezistencës së Qoses ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *