Polonia ka arritur të kalojë nga Grupi C në Kupën e Botës, duke arritur një sukses të madh. Polakët fituan katër pikë në tre sfida, por gjithçka ishte në dorën e tyre pas humbjes 2-0 nga Argjentina në sfidën e fundit.
Meksika po fitonte 2-0 ndaj Arabisë Saudite dhe ishte me pikë të barabarta me polakët dhe ishte në kërkim të golit të tretë, gol që do ta dërgonte Poloninë në shtëpi.
Por fati deshi që Arabia Saudite të shënonte në minutën e fundit dhe Polonia të kalonte tutje, ku në 1/8 e finales përballet me Francën.
Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski ka thënë pas ndeshjes se është hera e parë në karrierën e tij që feston pas një humbje dhe për të është një ndjenjë e çuditshme.
“Është fantastike që dolëm në raundin e 16-të. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar”, theksoi ylli i Barcelonës.
Sulmuesi polak foli shkurtimisht edhe për kundërshtarin e tyre të radhës Francën, duke thënë se do të japin gjithçka.
“Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, deklaroi Lewandowski.