AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Notre Dame de Tiranë”, çelet ekspozita e piktorit Avni Delvina tek Teatri Kombëtar

Piktori Avni Delvina ka çelur ditën e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë ekspozitën me titull “Notre Dame de Tiranë” e cila do të qendrojë e hapur për dy javë.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin figura të artit, të politikës, por edhe shumë qytetarë që po shijojnë artin e piktorit Delvina.

Veprat e ekspozitës përmbledhin 18 muaj qendresë të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Të pranishëm në ekspozitë janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ish kryeministri Berisha e cilësoi si të jashtëzakonshme çeljen e saj duke vlerësuar artin e piktorit Delvina.

“E jashtëzakoshme, e cila demostron fuqinë magjike të artit. Fuqinë eprore në mbrojtje të vlerave të çmuara. Avni Delvina në këto tablo ka bërë një sintezë të artit botëror, në mbrojtje të vlerave të këtij Teatri i cili është simbol i Kombit. Siç kanë flamujt, monedhën, simbolet e tjera është një nga simolet e Kombit, të cilin duan ta rrafshojnë neronët e babëzisë dhe korrupsionit. Është një nga ekspozitat më mbreslënëse. Cilido që do të shohë forcën e ftoj të shohë këtë ekspozitë të jashtëzakonshme në të gjitha rrafshet, të mesazheve dhe misionit që piktori ynë i ka dhënë me artin e tij. E përgëzoj nga zemra për këtë.”-u shpreh Berisha.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *