Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ata e másakruan këtë qytet të bekuar”, Malaj publikon pamjet skándaloze të përmbytjes: Vuájtjet e durrsakëve nuk kanë të sosur, mirë pa shtëpi po tani dhe të përmbytur

Ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Nora Malaj përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me përmbytjen e Durrësit mëngjesin e sotëm, nga një shi i zakonshëm. Mjaftuan vetëm pak minuta reshje dhe qyteti bregdetar u shndërrua në një ‘Venecia’ të vërtetë.

Malaj shprehet se shiu zakonisht është bereqet, por në rastin e Durrësit mbetet një makth i vërtet, ku rrugët përmbyten dhe bëhen të pakalueshme për qytetarët. Gjithashtu ish-deputetja thekson se kjo situatë krijohet si pasojë e betonizimit dhe babëzisë së pushtetit lokal dhe qëndror.

“Pertej fakti të lënies pa shtepi nga tërmeti, mureve të cara apo jetës së pasigurtë , vuajtjet e durresakëve nuk kanë te sosur.. Ja dhe shiu që permbysi gjithcka”- shkruan ish-deputetja në postimin e saj.

Postimi i plotë: Pesha e shiut në qytetin bunkier (betoni) të Durrësit ( Dyrrahut të lashtë)!

Thonë që kur bie shiu është bereqet! Do të ishte një bekim i madh se shiu pastron mjedisin , qe per fatin tone te keq është aq i ndotur, pastron rruget dhe pluhurin , po edhe ujit produktet bujqësore .
Po ja që per qytetin e Durresit , shiu nuk sjellë gjithe gëzim! Pas cdo shiu vjen një përmbytje ! E të mendosh që Durresi “shnderrohet “ne Venecia , sa hap e mbylle syte.

Kjo e ka dhe nje pergjigje . Vjen nga fakti i betonizimit në menyrë babëzitëse . Dhe qytetarët detyrohen te ecin në shi , të futen deri në gju dhe të kalojnë pengesat , duke u shtrënguar me njëri- tjetrin dhe pse duhet ruajtur distancën😜 se është periudhe covidi!

Pertej fakti të lënies pa shtepi nga tërmeti, mureve të cara apo jetës së pasigurtë , vuajtjet e durresakëve nuk kanë te sosur.. Ja dhe shiu që permbysi gjithcka . Dhe sa shumë duhet te durojne keta qytetare te mire dhe te devotshem , qe te mos vuajnë nga moti, nga indiferenca totale e shtetit që bene vetëm makiazh , nga pasigurtē e ndertimit , nga mungesa e punësimit , nga ekonomia tejet e lodhur dhe që shumë familje po i con drejt varfërimit , po dhe nga situata Covide qe jeten e bene te pasigurte?!

Teksa sheh ketë foto, kupton se përtej situatës së vështirë të se perditshmes shiu tregon se cfare masakre është bere me Durresinë. Po fajin nuk e ka shiu po ata që masakruan këtë qytet të bekuar!
Shiu thjeshtë është “revizori” që tregon cfarë masakre i është berë e vazhdon t’i bëhet qytetit bunkier të Durresit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *