PD ka vijuar sot me të njëjtën taktikë të bllokimit të komisioneve parlamentare, duke bërë temë dite çështjen e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij.
Kështu në Komisionin e Ekonomisë ka pasur një përplasje mes deputetëve Erion Braçe dhe Flamur Nokës.
Noka tha se të shtunën do të jenë qytetarët ata që do të rrëzojnë këtë qeveri, ndërsa Braçe ia ktheu duke iu përgjigjur me fjalët ‘’bujrum”.
Debati:
Noka: Dita për të treguar se ishte një qytetar i denjë ishte dita kur u kthye nga puna dhe duhej të lironte ministrin e brendshëm, tashmë do e lirojnë nga detyra të shtunën qytetarët.
Braçe: Nëse ju mendoni se do e merrni me dhunë pushtetin si në vitin ‘bujrum’.
Noka: Ju po mbani një individ që vjen nga një familje mafioze. Me këtë arrogancë që po qeverisni shumë shpejt do thyeni qafën.
Braçe: Kjo lidhet jo me lënien e pushtetit, por me thyerjen e qafës? Jeni totalisht kundër kushtetutës së Shqipërisë nga gërma a te gërma e fundit. Krime kolektive në demokraci nuk ka.
(E.K/FAXWEB.AL)