Ditën e sotme policia njfotoi se është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut, shoku i tij Noel Disha.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e të riut i cili ka mohuar akuzat për vrasjen e 28-vjeçarit. Noel Disha mësohet të ketë thënë përpara grupit hetimor se nuk ka lidhje me vrasjen.
“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.
Ndërkohë një tjetër pistë ku grupi hetimor po punon është edhe ajo e xhelozisë.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.
Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.
Policia ka arritur të zbardhë vetëm një ditë më parë vrasjen e 29-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e Astirit.
Sipas burimeve për faxweb.al dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Noel Disha nga Dibra, banues në Sukth, shok prej shumë vitesh me viktimën dhe dy të rinjtë kishin udhëtuar në disa shtete të Evropës së bashku.
Të njëjtët burime pohojnë se pas pyetjes së familjarëve të autorit të dyshuar ata kanë marrë pohimin se e njihnin Vilson Tafçiun, madje u ishte prezantuar nga Noel Disha si shok i tij.
Ende e errët mbetet arsyeja që çoi në përplasjen me armë mes dy shokëve, ndërsa si pistë është hedhur fillimisht prishja për pazaret e drogës ndërsa nuk përjashtohet dhe grindja për një femër, ndërsa policia raporton se dyshohet për motive të dobta teksa është dokumentuar e gjithë ngjarja.