OFL ka zbarkuar në Fier e Berat, ku i ka dërguar kërkesën për vetëdeklarimin e pasurisë tre personave, të identifikuar si Elsido Sani, Kujtim Xhufi, Elidon Bendajaisaj alias Erion Lamaj, të ákuzuar për tráfik dròge dhe pèngmarrje.
65-vjecari Kujtim Xhufi ra në prángat e pòlicisë së Fierit në Korrik të vitit të kaluar pasi rezultonte si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas pòlicisë, i árrestuari rezulton i dènuar nga gjykata e Breshias në Itali me 6 vite bùrg për veprën pènale pjesëmarrje në organizatë kríminale.
Njoftimi i plotë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo ákuzuar për krím të organizuar apo kríme të rènda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E.S., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën pènale “Tráfikim i lèndëve nárkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve nárkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Pènal i Italisë; K.Xh., banues në Fier, i dènuar në Itali për veprën pènale “ Pjesëmarrja në organizatë kríminale me qëllim trafikimin e lëndëve nárkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
E.B. (alias E. L.), banues në Berat, i dènuar për veprën pènale “Rrèmbim ose mbajtje pèng e personit” në rrethana lehtësuese. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sèkuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.