Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


ShowBizTe Gjitha

Njihuni me zjarrfikësen më seksi në botë (FOTO)

Një zjarrfikëse femër ka tërhequr pas vetes së saj mijëra fansa në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për 30-vjeçaren  Gunn Narten nga Norvegjia e cila nuk  shpëton vetëm jetë njerëzore, por punon edhe si trajnere personale për të gjithë ata që kanë nevojë për të përmirësuar pamjen e tyre trupore. Ajo është aq e fortë saqë mund të ngrejë edhe “një kamion”.

Zjarrfikësja shprehet se njerëzit zakonisht tërhiqen dhe e lënë këtë profesion, por ka qenë ambicia ajo që e ka mbajtur në këmbë për kaq e kaq vite punë, shkruan gazeta ekspess..

“Vendosa të bëhesha zjarrfikëse në moshën 19-vjeçare, pasi kam dashur gjithmonë të isha aktive dhe pjesë e një ekipi. Kur zbulova se mund të kombinoja këtë dëshirë me punën fizike e njëkohësisht të bëja mirë për të tjerët, zgjedhja ishte shumë e thjeshtë. Pasi aplikova për një punë në departamentin e zjarrit, ime më tha: “Nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë që një femër të dojë të jetë zjarrfikëse, përse ti?” dhe unë u përgjigja: “Përse jo unë?”. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se është punë qejfi dhe argëtuese, por ka vështirësitë e saj. Nuk është e zakontë të shikoni një zjarrfikëse femër, ndaj njerëzit janë gjithmonë kurioz të dinë se çfarë bëj unë. Për mua kjo është një punë normale”, tregon ajo. (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”945″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *