Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Njihuni me restorantin më të mirë në botë, ka vetëm 6 persona staf (Fotot)

Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.

“Volfgat”, me vetëm 6 pjesëtarë stafi pa trajnim zyrtar, është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut.

Shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.

Zakonisht, çmimi i shkon restoranteve të përballueshme. “Volfgat”, që ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.

Vet kryekuzhinieri tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, pas marrjes së çmimit se ndihet i pavend atje.

“Stafi im, që del çdo ditë për të mbledhur barëra dhe përbërës të tjerë, duhet të jetë këtu. Restoranti është foshnja e tyre”, tha ai.

Filozofia e tij është të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur te produktet dhe t’i mbajë ato të pastra, të egra dhe të patrajtuara.

Mes anëtarëve të jurisë që akordoi çmimin është edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Danimarkë./Top Channel

 

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *