AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Njihuni me “gjenrealin” që po punon për kundër koronavisusit në Kinë, ambasadori ngre pyetjen: A kemi ne një të tillë?!

Ambasadori shqiptar në Pekin Selim Belortaja, në një shkim në rrjetet sociale na ka njohur me pulmonologun dhe epidemiologun Zhong Nanshan që sipas tij po drejton operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë.

Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna.

Belortaja ngre pyetjen e kemi ne një të ngjashëm?

“Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç”- shkruan Belortaja.

Postimi i plotë

Ky është “gjenerali” që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19.

Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë?

Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S’ka rëndësi edhe në se s’është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe?

Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *