Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Njihuni me efektivin e “Shqiponjave” që bashkëpunonte me hajdutët

Engrid Hënaj ishte oficeri i Policisë i cili bashkëpunonte me kriminelët.  Ai u arrestua nga Shërbimi i Çështjeve të Brendashme dhe Ankesave pasi dekonspironte operacionet policore. Ai ishte me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Policisë së Tiranë. Ish-oficeri është ai që shikoni në këtë foto. 

Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë”.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.