AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Njihuni me burrin që mban dy gra: Xhelozi ka por mundohemi ta zgjidhim

Një burrë dhe bashkëshortja e tij ranë në dashuri me të njëjtën grua që e takonin tek biznesi i tyre dhe kështu vendosën që të krijonin një marrëdhënie treshe.

Pronarja e palestrës që mban emrin CrossFit Mary Barillas u njoh me partnerin e saj Leo kur ishin 13-vjeç.

Me kalimin e kohës ata filluan të dilnin dhe u martuan kur Mary mbushi 17-vjeçe, në një kohë që Leo ishte duke shërbyer për Trupat Detare në Irak, Sri Lanka, Kore dhe Karolinën e Veriut.

Pasi Leo e la punën e tij të mëparshme ata u shpërngulën në Uashington, nisën biznesin dhe sollën në jetë dy fëmijë. 5 vite më vonë, çifti njohën Kimberlee Slagle në palestrën e tyre dhe të tre u bënë miq.

Gjithsesi, ndërsa miqësia e tyre sa vinte e bëhej më ‘intesive’ ata kuptuan se bëhej fjalë për një romancë të ‘fshehur’.

Kështu në vitin 2016 ata dolën hapur si një treshe.

Kimberlee ka gjithashtu dy fëmijë, njërin 11 dhe tjetrin 7-vjeç nga një marrëdhënie e mëparshme dhe të dyja familjet jetojnë tashmë nën një çati.

Duke folur për marrëdhënien e tyre, Leo thotë:

”Xhelozia nuk mungon në asnjë marrëdhënie. Ne kemi gjetur mënyrën më të mirë për ta menaxhuar përmes komunikimit. Komunikimi është çelësi. Nëse nuk i diskutojmë gjërat, nuk mund t’i zgjidhim.”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *