Gjenerali kryesor në Rusi zëvëndësohet në mes mobilizimit ushtarak të lajmëruar nga Putin.
Rusia njoftoi të shtunën zëvendësimin e gjeneralit të saj më të lartë përgjegjës për logjistikën në mes të një përpjekjeje mobilizimi për operacionin ushtarak në Ukrainë që zbuloi probleme të gjera logjistike.
“Gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov është liruar nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes” dhe do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev, tha Ministria e Mbrojtjes në Telegram.
Mizintsev, 60 vjeç, është nën sanksionet britanike për rolin e tij në rrethimin e qytetit port ukrainas të Mariupolit, i kapur nga trupat ruse në maj.
Operacioni ushtarak – dhe sukseset e fundit nga ushtria ukrainase – nxorën të meta të rëndësishme logjistike në ushtrinë ruse.
Disa analistë madje besojnë se logjistika është lidhja e dobët në ushtrinë ruse, duke shkaktuar vështirësi që nga fillimi i sulmit.
Mobilizimi i pjesshëm i shpallur në Rusi të mërkurën është një tjetër sfidë logjistike për forcat e armatosura.
Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”, por që humbjet e njëpasnjëshme duket se kanë qenë arsyeja për shkarkimin e tij.