Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Njerëz që rrjepin qytetarët”, Braimllari flet për postin e ri të Ahmetajt: Rama po tallet me varfërinë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari komentoi emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin.

Gjatë një interviste për “FaxNews”, Braimllari e quajti këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama tallje me qytetarët. Sipas tij, kryeministri emëron njerëz që dinë vetëm të rrjepin buxhetin e shtetit.

“Të heqë rrogën e 13 të një punonjësi dhe të shtojë rrogën e një ministri, duket qartë që është një lëvizje e Edi Ramës që kërkon të tallet me qyttarët dhe me dhimbjen e tyre. Nuk është  nevosjhme të krijohet një pozicion ministror kkur i kemi strukturat. Thjsht një moment tallës me qytetarët dhe kjo është sumë e rëndë për këtë krizë.

Ai tallet me banorët duke bërë batuta dhe duke vënë në dukje varfërinë e tyre. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Ndaj është momenti që një orë e më parë të largohet ky kryeministër. Ai është përgjegjësi kryesor i 51 viktimave në vend. Sepse kjo ishte një fatkeqësi e paralajmëruar.

Pas 2 javësh ai krijon një ministri të vërtetë, halli i tij është ku të emërojë njerëzit e tij dhe jo të zgjidhë hallet e njerëzvë. Ai emëron njerëz që dinë shumë mirë të rrjepin buxhetin e shtetit dhe qytetarët”, deklaroi Endrit Braimllari.

Ai shtoi se opozita i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë Edi Ramën për mos-veprim pas tërmetit të shtatorit.

“Rama po bën shou. Ishte shumë e rëndë kjo ngjarje. Unë mbaj mend vetëm 11 Janarin kur u mbytën trupat në Kanalin e Otrantos, por nuk pamë varrim live. Kjo është e rëndë.

Nuk mundet shqiptari edhe në kulturën e tij ta durojë këtë gjë. Kërkon që me shoun e tij të ngrejë imazhin e rrënuar. Ne kemi kërkuar që prokroria të hetojë Edi Ramën për mos-veprim në 21 shtator. Përgjegjësia është drejtpërdrejt e Edi Ramës”, tha ish-deputeti.

Ai foli edhe për ftesën e kryeministrit për bashkëpunim me opozitën. Sipas tij, Rama po e përdor politikisht situatën.

“Opozita nuk ka tentuar kursesi të bëjë politikë me këtë ngjarje, ftesa e Edi Ramës ëhstë ftesë politike. Ai filloi ta përdorë politikisht këtë situatë. Ne nuk kemi kërkuar të bëjmë politikë në asnjë moment sepse kjo është një fatkeqësi që prek qytetarët”, theksoi Endrit Braimllari.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close