Gazetari i njohur Endri Xhafo ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Xhafo ka thënë se është ruajtur shumë, teksa shton se paska qenë e shkruar.
“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar”, ka shkruar Xhafo, ndërkohë që kanë qenë të shumta urimet e kolegëve të tij, që ai ta kalojë sa më parë këtë situatë.
Duket se edhe pse me kujdes maksimal, Covidi nuk kursen as njerëzit e medias dhe ekranit, ndërsa ditët e fundit në të gjithë vendin ka pasur një numër shumë të madh rastesh pozitive.
Vetëm dje në vendin tonë u raportuan 289 raste të reja me Covid, numri më i lartë ditor që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që katër persona humbën jetën, duke e çuar numrin total që prej fillimit të pandemisë në 443. (e.k/faxweb.al)